Lufta për fronin në Vatikan ka filluar: Papa po i afrohet vdekjes

Papa Françesku, udhëheqësi shpirtëror i katolikëve, po përballet me një infeksion të rëndë respirator, të cilin Vatikanit e ka përshkruar si një “situatë klinike komplekse”. Sipas raporteve mjekësore, Papa vuan nga pneumonia në mushkëri dhe gjendja e tij vazhdon të jetë e rënduar.

“KËTË HERË NUK DO TË MBIJETOJ”

Sipas raportimit të Politico, edhe pse Vatikanit ka deklaruar se Papa do të qëndrojë në spital për aq kohë sa është e nevojshme, burime të afërta me situatën kanë zbuluar se ai po përjeton dhimbje të mëdha dhe në rrethana private ka thënë: “Këtë herë nuk do të mbijetoj.”

Një burim tjetër pohoi se Papa fillimisht kishte refuzuar të shkonte në spital kur shëndeti i tij filloi të përkeqësohej. Megjithatë, mjekët i bënë të qartë se qëndrimi në dhomën e tij në Vatikan do ta vendoste në rrezik vdekjeje.

PO PËRGATITET PËR FUNDIN, BËN NDARJEN E DETYRAVE

Duke u përballur me probleme shëndetësore gjatë muajit të fundit, Papa Françesku ka ndërmarrë hapa për të forcuar pozitat e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt në Vatikan. Ai dëshiron të sigurojë që trashëgimia e tij të ruhet edhe pas largimit.

Më 6 shkurt, Papa zgjati mandatin e Kardinalit italian Giovanni Battista Re si dekan i Kolegjit të Kardinalëve, një figurë kyçe në procesin e zgjedhjes së Papës së ri.

MBLEDHJA SEKRETE PËR ZGJEDHJEN E PAPËS SË RI

Dekani i Kolegjit të Kardinalëve do të mbikëqyrë mbledhjen sekrete (Konklavën) që do të vendosë për Papa-n e ri. Edhe pse Giovanni Battista Re është në moshë të thyer, ai pritet të luajë një rol vendimtar në bisedimet e fshehta që paraprijnë zgjedhjen e Papës.

Një burim i brendshëm deklaroi: “Periudha para Konklavës është edhe më e rëndësishme, sepse është koha kur bëhen lobimet kryesore.”

GJENDJA SHËNDETËSORE E PAPËS FRANÇESKU

Vatikanit konfirmoi se Papa Françesku, 88 vjeç, vuan nga pneumoni e dyfishtë, një infeksion i rëndë që prek të dy mushkëritë dhe mund të shkaktojë inflamacion dhe dëmtime në indet e mushkërive, duke e bërë frymëmarrjen shumë të vështirë.

Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore ka nxitur spekulime për pasardhësin e tij dhe ka filluar tashmë një garë e heshtur për fronin papnor. Pyetja kryesore mbetet: Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

Kategoritë
BotaLajme