Luftanija ruse sulmohet nga dronët ukrainas në Detin e Zi

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha sot se luftanija ruse Ivan Hurs u sulmua nga dronët ukrainas në Detin e Zi, duke iu afruar ngushticës së Bosforit.

Në një deklaratë të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram, ministria tha se luftanija po mbronte tubacionet e gazit TurkStream dhe BlueStream, të cilat transportojnë gaz nga Rusia në Turqi, pjesërisht përmes Detit të Zi.

“Të gjitha anijet e armikut u shkatërruan nga zjarri nga armatimi konvencional i një anijeje ruse 140 km në verilindje të Bosforit”, shtohet në deklaratë

Kategoritë
BotaLajme