Luftëtari nga Kosova, Ramiz Brahimaj merr fitoren e parë në UFC – e lë pa ndenja kundërshtarin e tij

Luftëtari nga Kosova, Ramiz Brahimaj mori fitoren e tij të parë në UFC në mënyrë spektakolare duke mposhtur kundërshtarin e tij Sasha Palatnikov.

Brahimaj ka filluar t’i tregojë vlerat e tij në UFC qysh në ndeshjen e dytë në këtë sport.

Luftëtari nga Kosova ka marrë një fitore spektakolare ndaj kundërshtarit të tij, Sasha Palatnikovc.

Ai arriti ta fitojë ndeshjen qysh në raundin e parë, ende pa kaluar gjysma e raundit.

Fitorja e Brahimajt erdhi pasi kundërshtari i tij mbeti pa ndjenja pas kapjes për fyti.

Kjo fitore e luftëtarit nga Kosova po bën bujë të madhe, teksa Brahimaj po cilësohet si luftëtar me të ardhme të madhe. /Telegrafi/

Kategoritë
Sport