Lufthansa në grevë, nesër anulohen mbi 30 fluturime për në Kroaci

Për shkak të grevës së stafit tokësor të Lufthansa-s që do të zhvillohet nesër, më 27 korrik, janë anuluar një sërë linjash drejt dhe nga aeroportet kroate, duke përfshirë fluturimet e Croatia Airlines.

Përkatësisht, pritjen dhe dërgimin e pasagjerëve dhe avionëve të Croatia Airlines në Mynih dhe Frankfurt e kryejnë punonjësit e Lufthansa-s, ashtu si shumica e linjave ajrore që janë anëtare të shoqatës Star Alliance, shkruan Croatian Aviation. Si rezultat, kompania ajrore kombëtare kroate u detyrua të anulojë fluturimet duke pasur parasysh se nesër në aeroportet e përmendura gjermane nuk do të ketë staf i cili do të mund të kryente të gjitha detyrat e nevojshme në lidhje me pritjen dhe dërgimin e avionëve, pasagjerëve, ngarkesave dhe bagazheve.

 

 

Kategoritë
BotaLajme