Luis Enrique: Largimi i Mbappe nuk i ndryshon planet tona, do jemi më të fortë sezonin e ardhshëm

Konferencë e vështirë për Luis Enrique, pak ditë pas eliminimit të Paris Saint-Germain nga Champions League dhe një ditë pas shpalljes së lamtumirës nga klubi parisien nga Kylian Mbappe.

Duke folur si fillim për eliminimin ai thekoi se kjo gjë u shkaktoi një gjendje emocionale disi të ngarkuar në ditët e fundit, pasi ishin siç thekson spanjolli shumë pranë finales.

“Nuk fituam, është e qartë se ishin ditë të vështira. Për shkak të emocioneve të shkaktuara nga ky eliminim, ne nuk e mundëm dot Dortmundin, ishim afër finales”, tha fillimisht trajneri i PSG-së.

Më pas duke u ndalur te fakti që Kylian Mbappe njoftoi publikisht që në fund të këtij sezoni do të largohet nga PSG-së, trajneri theksoi se asgjë nuk ndryshon për ta dhe se sipas spanjollit sezonin e ardhshëm do të jenë edhe më të fortë.

“Ne e dimë këtë prej disa kohësh, nuk ndryshon gjë. Të gjitha vendimet e mia janë marrë në bazë të kësaj gjëje, kemi ende një trofe Championsi për të fituar vitin tjetër, pavarësisht nga lojtarët që kemi në ekip, ne do të jemi më të fortë në sezonin e ardhshëm. Duhet thënë që Mbappe kaloi 7 vite këtu, ai është një legjendë e klubit, po ashtu është e qartë se ai është një lider. I jap 10 si njeri dhe si futbollist”, deklaroi Luis Enrique.

Kategoritë
LajmeSport