Luis Suarez ka njoftuar pensionimin nga Uruguai. Një mesazh emocionues i dhënë nga sulmuesi në një konferencë shtypi.
Gjatë mesazhit të tij, ish-i i barcelonës nuk ka mundur dot të mbajë lotët. 37-vjeçari theksoi se ndeshja e fundit me fanellën e Uruguait do të jetë ndaj Paragurait të premten, takim i vlefshëm për Kupën e Botës 2026.
Suarez është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Uruguait me 69 gola në 142 ndeshje në një karrierë ndërkombëtare prej 14 vjetësh.