Luka Modriç, që nga data 1 janar, mund të largohet falas; rivali i Realit nga La Liga dëshiron ta sjellë atë

 Modrićit i skadon kontrata me Real Madridin në verë dhe, sipas portalit të specializuar Defensa Central, kapiteni kroat është në shënjestër të Sevillas.

Modriç nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë te Reali, pasi tashmë është 39 vjeç dhe kontrata e tij me “Mbretërit” përfundon më 30 qershor. Megjithëse është në fazën e fundit të karrierës, disa klube janë të interesuara për shërbimet e tij.

Njëri prej tyre është Sevilla, që dëshiron që Modriç të vazhdojë karrierën e tij edhe për një sezon tjetër. Kroati, pavarësisht moshës, vazhdon të jetë në një nivel të lartë dhe në Pizjuán e shohin atë si një lojtar shumë interesant, i cili mund të ofrojë ndihmë të madhe në mesfushë.

Kushti për një transferim të mundshëm është që ai të pranojë një ulje të pagës së tij aktuale, e cila është rreth 10 milionë euro dhe konsiderohet shumë e lartë për Sevillan. Modrić mund të nënshkruajë kontratë me një klub të ri që më 1 janar, pasi i kanë mbetur vetëm 6 muaj nga përfundimi i marrëveshjes me Realin.

Vendimi përfundimtar për të ardhmen e Modrićit do të merret nga Florentino Perez, por pritet që kjo çështje të diskutohet në fund të sezonit.

Luka Modriç këtë sezon është bërë lojtari me më shumë trofe në historinë e klubit (39) dhe lojtari më i vjetër që ka veshur fanellën e “Mbretërve”.

Kategoritë
Sport