Lukaku “tradhton” Belgjikën, Kroacia barazon dhe vazhdon aventurën Katar 2022

Ndeshja mes Kroacisë dhe Belgjikës ka qenë një nga ato sfida tipiki të Kupës së Botës, ku emocionet dhe rastet nuk munguan asnjë minutë, por sa keq që rezultati përfundimtar përfundoi 0-0.

Sfida nisi furishëm për Kroacinë që në minutën e parë, me Perisic që rrezikoi portën e Courtois.

Më pas, Modric merr një penallti përsipër, por VAR ndërhyn duke i prishur festën dhe nuk e akordon.

Pjesa e dytë ishte më intensive dhe dukej sikur ishte një finale e vërtetë. Të dyja skuadrat tentuan disa herë të shënonin, por fati ndihmonte njëra tjetrën. Lukaku pati rastin më të mirë, ku në një pozicion të vështirë me këmbën e tij të djathtë, goditi shtyllën. Sulmuesi zikaltër gaboi edhe dy raste të tjera konkrete.

Ky rezultat favorizoi Kroatët, pasi e përfunduan grupin në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Belgjika me 4 pikë në vendin e tretë duke u larguar nga Kupa e Botës.

Kategoritë
Sport