Lukashenko i dhuroi Putinit një traktor për ditëlindjen e tij të 70-të me një mesazh se edhe ai përdor një të tillë

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko i dhuroi presidentit rus Vladimir Putin një traktor për ditëlindjen e tij të 70-të.

Lukashenko i dha Putinit një certifikatë për traktorin gjatë një takimi të liderëve të disa vendeve ish-sovjetike në Pallatin Konstandin në Shën Petersburg.

Udhëheqësi bjellorus tha se “në kopshtin e tij ai përdor një model traktori të ngjashëm me atë që i dha Putinit”.

Zyra e presidentit rus konfirmoi njoftimet për dhuratën, por ende nuk dihet se si ka reaguar Putin.

Putin nuk e përmendi dhuratën në një fjalim në fillim të takimit kur foli për nevojën për të diskutuar mënyrat për zgjidhjen e konfliktit midis ish-shteteve sovjetike.

Kategoritë
BotaLajme