Lule e përqafime për policinë nga veteranët në fundin e protestës për sot

Pas përfundimit të protestës, veteranët u kanë dhuruar lule policëve të Kosovës 

Përveç luleve, veteranët iu dhuruan edhe përqafime veteranëve, që me protestë kundërshtuan mospërfshirjen e kësaj kategorie në Projektligjin për Pagën Minimale.

Kujtojmë që Kurti sot tha se do ta anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe do të ulet të bisedojë me veteranët.

I pari i ekzekutivit tha se do t’i takojë veteranët bashkë me ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja, për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre për të cilat po protestuan sot.

 

Kategoritë
LajmeVendi