Lushaku: Sveçla nuk shkuli thjesht mikrofonin, ai tregoi se dhuna është gjuha e vetme e VV-së

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se Kuvendi Komunal është dhunuar sot nga Vetëvendosja. Këto komente ajo i bëri pas aktit të shefit të asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçlës, i cili shkuli mikrofonët e sallës së mbledhjeve të Asamblesë, raporton Ekonomia Online.

“Kryetari i VV në Asamble nuk i shkuli thjeshtë fizikisht disa mikrofonë, por ua kujtoi qytetarëve se cila është mendësia politike e VV-së; cilat janë metodat e dhunshme të operimit e qysh vendosin ‘krejt e drejt’ me dhunë dhe për jetën tonë. Kjo sjellje flet shumë për kulturën politike e mendësinë që ka Vetëvendosje”, ka shkruar Drejtoresha e Arsimit.

Kategoritë
LajmeVendi