LVV-ja me disa ankesa në PZAP, kërkon anulimin e mijëra votave, rivotim me postë e përjashtimin e disa kandidatëve për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur disa ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në fund të afatit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para pak ditësh.

LVV-ja kërkon anulimin e mijëra votave, rivotim me postë dhe që disa kandidatë për deputetë të largohen nga lista dhe të mos zëvendësohen.

“Ne kemi kërkuar nga PZAP-ja që fillimisht të anulohen 18.933 vota të LDK-së të kontaminuara, të ardhura në formë të manipuluar. Nën dy, kemi kërkuar rivotim me postë dhe nën tre kemi kërkuar që kandidatët të cilët kanë marrë vota pakrahasimisht më shumë me postë sesa në vendvotime në Kosovë, të largohen nga lista dhe të njëjtit të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë të LDK-së”, tha Blerim Sallahu në një paraqitje për media pas dorëzimit të ankesave.

Ai foli për “padrejtësi të madhe”.

Sekretari organizativ i LVV-së, Alim Rama tha se PZAP do ta kthente “legjitimitetin e zgjedhjeve në Kosovë” vetëm duke i miratuar këto tri kërkesa të LVV-së.

KQZ më 15 mars shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. LVV-ja ka marrë 42.30% të votave.

Kategoritë
LajmeVendi