Anëtari i KQZ, Sami Kurteshi pas mbledhjes së KQZ-së tha se si VV do të ankohen lidhur me çështjen e rivotimit me postë nga vota e jashtme, raporton Ekonomia Online.
“Ne kemi me u anku në lidhje me çështjen e rivotimit me postë nga vota e jashtme nga mërgimtaret tanë, për arsye se kemi nxjerr shumë dëshmi, fakte, prova se ai proces është tërësisht i kontaminuar. Ne i kemi të dy afatet në dispozicion, një e kemi afatin me u anku në vendimin e PZAP, sepse e ka hapur derën PZAP ligjërisht, por kemi të drejtën që të bëjmë ankesë edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare”, ka thënë ai.
Kurteshi po ashtu tha se do të ankoheni në lidhje me çështjen e votimit me postë edrhe në Supreme. “Ne e dërgojmë ankesën në Gjykatën Supreme më bindjen se na jep të drejtë, por nuk vendosim për të”, tha ai.