Lyhet me ngjyrë pjesa jugore e Urës së Ibrit

Tema e Urës së Ibrit është riaktualizuar ditëve të fundit. QUINT dhe BE kanë shprehur qëndrimin e tyre që s’mbështet hapjen në këtë kohë, ndërkohë institucionet e Kosovës po synojnë në hapjen e Urës.

Minstri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për dy ditë radhazi është duke qëndruar në Mitrovicë për çështjen e Urës, duke bërë edhe inspektimin teknik të urës.

Ndërkohë, siç raporton KoSSev në pjesën jugore të urës, dikush para pak minutash ka filluar ngjyrosjen e pjesës së poshtme të Urës së Ibrit

Kategoritë
LajmeVendi