Maçoku shëtit të gjithë Istanbulin mbi supet e pronarit të tij

Emrah ndalohet vazhdimisht nga turistët vendas dhe të huaj për shkak të maçokut të tij që mban në supe. Turistët që tregojnë interes të madh për maçokun Reis nuk mund ta fshehin habinë e tyre dhe nuk harrojnë të fotografohen.

Maçoku i quajtur “Reis”, i cili shëtit vendet historike, ato turistike dhe rrugët e Istanbulit duke qëndruar mbi supet e pronarit, udhëton edhe me tramvajin dhe tragetin nostalgjik.

Hakan Emrah, një trajner fitnesi, së bashku me maçokun e tij, prej rreth 3 vitesh shëtit vendet historike dhe turistike të Istanbulit, përfshirë Kullën e Vajzës, Xhaminë Ajasofje, si dhe sheshin Taksim.

Duke vështruar mbi supet e pronarit të tij, maçoku Reis eksploron Istanbulin duke udhëtuar me tramvajin dhe tragetin nostalgjik. Maçoku udhëton nëpër shumë pjesë të qytetit me pronarin e tij.

Emrah ndalohet vazhdimisht nga turistët vendas dhe të huaj për shkak të maçokut të tij që mban në supe. Turistët që tregojnë interes të madh për maçokun Reis nuk mund ta fshehin habinë e tyre dhe nuk harrojnë të fotografohen.

Duke folur për Anadolu, Emrah tregon se kur e le maçokun në shtëpi nuk ndjehet rehat dhe prandaj ka menduar se edhe maçoku duhet të shëtis me të.

Emrah tregon se maçoku në fillim ka bërë panik për shkak të automjeteve dhe zhurmave, duke e përqafuar pronarin e tij.

“Mendoj se Reis është maçoku që e njeh Istanbulin më shumë se shumica e njerëzve që jetojnë këtu. Ne shkuam kudo në Istanbul”, tha Emrah duke shtuar se “atij i pëlqen më së shumti të flejë mbi supet e mia gjatë udhëtimit”.

Emrah tha se gjatë udhëtimit të tij me maçokun, ai është ndalur vazhdimisht për arsye të interesit të njerëzve dhe për arsye se kanë dëshiruar të bëjnë foto.

“Për shkak të interesit intensiv, ndonjëherë mund të udhëtoj një distancë të shkurtër në 1-2 orë. Mëshira e njerëzve ndaj kafshëve na bën më të lumtur. Reagimet e turistëve janë të mahnitshme. Kam parë njerëz që qajnë kur e shohin Reisin”, tha ai.

Emrah tregon se në të ardhmen dëshiron të shkojë edhe në një ndeshje të ekipit të tij të preferuar Galatasaray, gjë që deri më tani nuk e ka bërë për arsye se nuk lejohen kafshët.

Kategoritë
Familje