Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi diskutuan për zgjidhjen me dy shtete në Palestinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi diskutuan për zgjidhjen me dy shtete në Palestinë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se Macon zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij egjiptian Al-Sisi.
Dy liderët bënë të ditur se zhvendosja e detyruar e palestinezëve nga Rripi i Gazës, ashtu si dhe në Bregun Perëndimor, janë “të papranueshme” dhe theksuan se kjo nënkupton “shkelje serioze” të ligjit ndërkombëtar.
Macron dhe Al-Sisi thanë se një situatë e tillë do të vendos në rrezik zgjidhjen me dy shtete dhe se ky është një faktor që do të shkaktojë destabilizim në Egjipt dhe Jordani.
Dy liderët potencuan se zgjidhja me dy shtete është “zgjidhja e vetme që do të garantojë pritshmëritë legjitime” të palestinezëve dhe izraelitëve ndërsa përsëritën vendosmërinë e tyre për sigurimin e armëpushimit të përhershëm që do të çojë në këtë zgjidhje.
Gjithashtu Macron dhe Al-Sisi diskutuan edhe për marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Francës.