Presidenti i Francës, Emmanuel Macron diskutoi me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe paqen në Ukrainë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron diskutoi me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe paqen në Ukrainë.
Duke e ndarë një postim nga llogaria e tij në X, Macron njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me princin Salman.
Macron tha se ata shkëmbyen ide mbi “rolin që Arabia Saudite mund të luajë në një paqe të qëndrueshme dhe solide në Ukrainë me evropianët në qendër”.
Ai vuri në dukje se ata diskutuan gjithashtu për “zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit në Liban, përfshirë tërheqjen e plotë të Izraelit nga Libani” dhe zhvillimet në Gaza. Macron tha se në konferencën ndërkombëtare për Sirinë të mbajtur në Paris, ata përsëritën mbështetjen e tyre për popullin sirian dhe qeverinë e përkohshme.
Në një kohë kur negociatat diplomatike midis Rusisë dhe SHBA-së për Ukrainën janë në rritje, shtetet evropiane mbrojnë idenë se “paqja në Ukrainë nuk mund të arrihet pa Evropën” dhe se Parisi përgatitet të presë sot një samit të sigurisë me pjesëmarrjen e shteteve kryesore evropiane.
Nga ana tjetër pretendohet se zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Rusia së do të takohen nesër në Arabinë Saudite lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “shumë shpejt” do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe se ata duan t’i japin fund luftës Rusi-Ukrainë.