Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në telefon të martën me presidentin e Francës Emmaul Macron.
Kreu i Francës i ka kërkuar kreut që të veprojë shpejt për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kjo në kontekst për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Për këtë bisedë ka treguar ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.“Presidenti i Republikës së Francës ka biseduar në telefon me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, këtë të martë, më 23 prill 2024”, ka shkruar ai në “X”.