Macron mbetet mbrapa, Emiri i Katarit nuk e lejoi të jetë në rendin e protokollit

Pas një finale madhështore në Katar, Argjentina mundi Francën me penallti dhe u bë pronare e trofeut.

Ndeshja që Lionel Messi bëri realitet ëndrrën e tij hyri në historinë e Kupës së Botës.

Përpara ceremonisë së trofeut të Argjentinës, e cila i dha fund mallit të 36 viteve, në korridoret e stadiumit dolën imazhe goditëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i bëri thirrje presidentit francez Emmanuel Macron që të merr pjesë në protokoll

Mirëpo, Emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamed Al Thani, nuk e lejoi Macron të ecë para tij. Shprehjet e fytyrës së Macron dhe Infantinos, të tronditur, u pasqyruan në kamera.

Kategoritë
BotaLajme