Macron më i ashpër se kurrë: Nëse humbin në Ukrainë, amerikanët e dinë se humbin kudo

Presidenti francez i kërkoi udhëheqjes ukrainase një qasje më realiste ndaj lëshimeve territoriale, duke i bërë thirrje gjithashtu Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë më shumë ndihmë.

Duke komentuar nevojën për bisedime paqësore për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, presidenti francez Emmanuel Macron beson se Ukraina duhet të ketë “bisedime realiste” për çështjet territoriale.

Macron u bëri thirrje ukrainasve që “të kenë biseda reale për çështjet territoriale” sepse “vetëm ata mund ta bëjnë këtë” për të gjetur një zgjidhje për konfliktin e shkaktuar nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në vitin 2022.

“Shtetet e Bashkuara duhet të na ndihmojnë të ndryshojmë natyrën e situatës dhe ta bindim Rusinë të ulet në tryezën e negociatave,” tha Macron për mediat franceze.

Nga ana tjetër, Macron theksoi edhe një herë se premtimi i Trump-it se lufta mund të përfundojë brenda 24 orësh është i paqëndrueshëm, duke i bërë thirrje administratës së re amerikane të jetë e gatshme të ndihmojë më tej përpjekjet luftarake të Ukrainës.

“Presidenti i ri amerikan e di vetë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë shans të fitojnë asgjë nëse Ukraina humbet,” tha Macron.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e para për t’i dhënë fund luftës do të zhvillohen me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump pas inaugurimit të tij, dhe më pas, potencialisht, me presidentin rus Vladimir Putin.

Kategoritë
BotaLajme