Macron përdori përgjigjen e ChatGPT për të argumentuar mendimin e tij

Presidenti francez, Macron mbrojti pikëpamjen e tij se Evropa duhet të jetë konkurruese përballë përparimeve të quajtura “teknologji destruktive” me përgjigjen e dhënë nga ChatGPT

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbrojti pikëpamjen e tij se Evropa duhet të jetë konkurruese përballë përparimeve të quajtura “teknologji destruktive” me përgjigjen e dhënë nga ChatGPT, transmeton Anadolu.

Pas kthimit nga një vizitë në Holandë, Macron e pyeti ChatGPT-në: “Me pak fjalë, si e pozicionon veten Evropa në “teknologjitë përçarëse?”.

Macron në Twitter tha se në pyetjen e robotit të AI e mori përgjigjen “Konkurruese” dhe tha se “Evropa është konkurruese, edhe një inteligjencë artificiale e konfirmon këtë!”.

Duke kërkuar që Evropa të vazhdojë të investojë dhe të bashkëpunojë në fushën e “teknologjive shkatërruese”, Macron tha: “Ne mund të qëndrojmë në ballë me kompanitë që premtojnë të ardhme. Si francezët dhe holandezët, ne po përparojmë në këtë rrugë”.

– Përdoruesit e Twitterit e pyetën inteligjencën artificiale rreth Francës dhe Macronit

Përdoruesit e Twitterit ndanë imazhet që përmbajnë përgjigjet e pyetjeve që ata bënë në ChatGPT për t’iu referuar diskutimeve për reformën e pensioneve në vend dhe politikat ndaj emigrantëve të parregullt.

Organizata e ndihmës humanitare “Utopia 56” në Francë, nën postimin e Macronit postoi dialogun e tij me ChatGPT: “Shkurtimisht si do ta përkufizonit respektin për të drejtat e njeriut në kufijtë evropianë?”, inteligjenca artificiale u përgjigj “S’ka!”.

Një përdorues tjetër postoi dialogun e tij me ChatGPT: “Në përmbledhje, si do ta përmblidhnit mandatin 5 vjeçar të Macronit?, përgjigjja e inteligjencës artificiale ishte “Kontroverse”.

ChatGPT ishte objekt i hetimit nga Komisioni Kombëtar i Informatikës dhe Lirive (CNIL) me arsyetimin se shkaktoi dezinformim në Francë.

Kategoritë
BotaLajme