Macron pranon mangësitë e mëdha në sistemin shëndetësor të Francës

Duke kritikuar qëndrimin e vendosur të punonjësve shëndetësor për të mos punuar më shumë se 35 orë, presidenti francez vuri theksin se në spitale ka nevojë për më shumë punë jashtë orarit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është i vetëdijshëm për mangësitë e rëndësishme në sistemin shëndetësor francez që nga viti 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron u takua me punonjësit e shëndetësisë në Qendrën Spitalore të Francës Jugore në Corbeil-Essonnes, në rajonin Ile-de-France në të cilin përfshihet edhe kryeqyteti Paris.

Gjatë takimit, Macron bëri deklarata lidhur me përmirësimit të sistemit shëndetësor të Francës, ku ai u shpreh: “Sot kemi 6 milionë shtetas që nuk kanë mjek familjar. Deri në fund të vitit, 600 mijë të sëmurë që kanë sëmundje kronike do të jenë kërkim të mjekut për trajtim”.

Më tej Macron theksoi se do të rrisin shumën e pagesës për mjekët që pranojnë të sëmurë të rinj dhe që ndjekin pacientët e tyre në mënyrë të përhershme.

Po ashtu Macron vuri theksin se do të rregullojnë sërish planifikimin e kohës së punës në spitale dhe se do të përmirësojnë sistemin aktual shëndetësor deri në qershor.

Duke kritikuar qëndrimin e vendosur të punonjësve shëndetësor për të mos punuar më shumë se 35 orë, presidenti francez vuri theksin se në spitale ka nevojë për më shumë punë jashtë orarit.

Macron tha se është i vetëdijshëm se që nga viti 2018 në sistemin shëndetësor ka pasur mangësi të rëndësishme dhe se punonjësit e shëndetësisë përjetojnë shqetësim dhe lodhje të madhe për shkak të orarit të tepërt të punës dhe se po bëjnë përpjekje për të kapërcyer këtë krizë.

“Më shumë se gjysma e mjekëve në vend janë mbi 60 vjeç”, tha Macron i cili deklaroi se numri i mjekëve do të pakësohet për shkak se një pjesë e rëndësishme e tyre do të dalin në pension.

Duke theksuar se në sistemin shëndetësor të Francës kanë investuar 19 miliardë euro dhe se buxheti shëndetësor është rritur në 50 miliardë euro në 3 vite, Macron informoi që nëse nuk merren masa parandaluese, sistemi shëndetësor do të përkeqësohet edhe më tej në të ardhmen.

Macron kritikoi ata që nuk shkojnë në takimet e caktuara në institucionet shëndetësore dhe shtoi se për të parandaluar këtë, do të kryejnë rregullime në sigurimet shëndetësore.

Kategoritë
BotaLajme