Macron u prit në Kinë si një yll roku, studentët bërtisnin me entuziazëm: Të duam

Presidenti francez Emmanuel Macron vazhdoi aktivitetet e tij diplomatike në Kinë dhe pas Pekinit dhe takimit me zyrtarët kinezë, njeriu i parë i Francës udhëtoi për në Guangzhou ku vizitoi një nga universitetet më të mëdha kineze.

Ndryshe nga aktivitetet zyrtare diplomatike në kryeqytet, Macron pati një pritje paksa të ndryshme në universitet. Gjegjësisht, presidenti francez është pritur në kampusin universitar nga qindra studentë me duartrokitje, por edhe me eufori, gjë që është më e përshtatshme për koncerte të yjeve të mëdhenj të pop-it apo rock-ut.

“Studentët bërtisnin ‘Të duam Macron’ në ‘ekstazë’. Macron u ndal me studentët dhe foli me disa prej tyre”, shkruan revista Politico.

Me rastin e vizitës së tij në kampusin e këtij universiteti, vetë Macron bëri të ditur se ka pasur rastin të bisedojë me shumë të rinj në Kinë.

“Nga Pekini në Guangzhou, takova studentë që mësojnë gjuhën tonë. Takova të rinj entuziastë që kërkojnë frymëzimin e tyre në Francë. Ne mund të bëjmë shumë së bashku. Rroftë miqësia midis Kinës dhe Francës”, tha Macron.

Një nga anëtarët e ekipit të Macron theksoi për Politico se në Kinë, kur bëhet fjalë për Macron, kishte një atmosferë krejtësisht të ndryshme nga ajo që është në Francë.

“Këto ditë ai nuk do të mund të shkelte dot në një kampus universitar francez nga frika se mos linçohej nga ata që kundërshtojnë reformën e pensioneve”, shkruan ky gazetë.

 

Kategoritë
BotaLajme