Makina përplaset me murin e shtëpisë së Boris Johnson

Një makinë u përplas në pjesën e përparme të shtëpisë 1.3 milion paund të kryeministrit britanik Boris Johnson.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme.

“Vauxhall Astra” e zezë dëmtoi gardhin dhe pemë në shtëpinë që Johnson bleu në vitin 2020.

Shoferi mbeti i lënduar lehtë.

Shtëpia ishte në shënjestër të demonstruesve pro-rusë javë më parë, por policia tha se ishte një aksident i momentit.

Fqinjët thanë se rruga e qetë kishte një problem me drejtuesit e mjeteve të cilët e përdornin atë si pistë garash duke ecur me shpejtësi.

Familja Johnson po i afrohet fundit të projektit të ri-dekorimit të shtëpisë, për të cilën ata morën një hipotekë blerjeje me qira në gusht 2020 me Clydesdale Bank.

Kategoritë
BotaLajme