Sot në Beograd po mbahet një protestë e madhe studentore. Studentët në bllokadën e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike (ETF) kanë njoftuar se ka pasur një ndryshim plani – skena do të vendoset në Slavija, ku do të mbahen edhe fjalimet, ndërsa protesta do të zhvillohet para Kuvendit.
Qytetarët kanë filluar të mblidhen disa orë më herët në lokacione të ndryshme në Beograd.
Në rrjetet sociale është publikuar një video e një incidenti në lagjen Žarkovo të Beogradit, ku një makinë është përplasur me turmën e mbledhur.
Studentët dhe qytetarët që po ecnin nga drejtimi i Čukaricës drejt qendrës së qytetit kishin filluar të grumbulloheshin në Žarkovo. Megjithatë, ndonëse po mblidheshin në mënyrë paqësore, ndodhi një incident kur një shofer i panjohur u fut me shpejtësi në turmë, duke plagosur disa persona, shkruan Nova.rs.
https://www.instagram.com/reel/DHNy_CLs-C2/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0e469506-8e79-497e-a078-d7ff4c0894c4
https://www.instagram.com/reel/DHNyg_oIAQo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8c8adbb0-f085-4b8f-b44b-3b2e84bb440f