“Një moment historik i ri në lëvizshmëri është arritur me miratimin e një propozimi për të rritur ngasjen automatike në mjedise të caktuara të trafikut nga kufiri aktual prej 60km/h në 130 km/h”, tha UNECE.
Rregullorja e Kombeve të Bashkuara (OKB) për ngasjen e makinave vetëdrejtuese në kushte të caktuara mund të rritet nga 60 kilometra në 130 kilometra në orë.
“Një moment historik i ri në lëvizshmëri është arritur me miratimin e një propozimi për të rritur ngasjen automatike në mjedise të caktuara të trafikut nga kufiri aktual prej 60km/h në 130 km/h”, tha Komisioni Ekonomik i OKB-së për Evropën (UNECE).
Duke folur në një konferencë për media, zëdhënësi i UNECE-s, Jean Rodriguez, tha se rekomandimi akoma mbetet të miratohet zyrtarisht në fund të qershorit nga Forumi Botëror për Harmonizimin e Rregulloreve të Makinave.
Drafti do t’i paraqitet forumit në seancën e ardhshme që do të mbahet më 21-24 qershor.
“Nëse miratohet, në fuqi do të hyjë në janar të vitit 2023”, tha Rodriguez.
Forumi Botëror për Harmonizimin e Rregulloreve të Makinave, që organizohet nga UNECE, është platformë ndërqeveritare përgjegjëse për kornizat rregullatore në lidhje me sigurinë dhe performancën mjedisore të makinave, nënsistemeve dhe pjesëve të tyre.
UNECE tha se propozimi bazohet në përvojën e vendeve të ndryshme pas miratimit në qershor të vitit 2020 nga Rregullorja e OKB-së për Sistemet Automatike të Mbajtjes së Korsisë, rregullores së parë ndërkombëtare për të ashtuquajturën “niveli 3” i automatizimit të makinave.