Mali i Zi do të blejë nga Izraeli pajisje ushtarake me vlerë 20 milionë euro

Ministritë e mbrojtjes të Izraelit dhe Malit të Zi nënshkruan një kontratë eksporti ushtarak me vlerë 20 milionë euro të hënën për blerjen e armëve nga Ebit Systems e Izraelit.

Sipas kontratës, Mali i Zi do të blejë disa armë nga Elbit Systems, si një sistem municioni me mortaja 120 mm që mund të montohet në automjete të blinduara.

Përveç kësaj, ushtarët dhe oficerët malazezë do t’i nënshtrohen trajnimit në Akademinë izraelite Elbit-IMI.

Marrëveshja, e cila u miratua nga kryedrejtori i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Eyal Zamir dhe u nënshkrua nga drejtori i SIBAT, gjeneralmajor Yair Kulas dhe drejtori i logjistikës së Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi, kolonel Vladan Martiq, është Marrëveshja e tretë e tillë e nënshkruar mes dy vendeve.

Kontrata e parë midis Izraelit dhe Malit të Zi u nënshkrua në vitin 2019 në një kontratë prej 35 milionë dollarësh për të furnizuar vendin ballkanik me stacionet e armëve të kontrollit në distancë (RCWS) të Elbit për automjetet e tyre të përbashkëta taktike të lehta.

“Kjo është marrëveshja e tretë me partnerët tanë në Mal të Zi që nga forcimi i marrëdhënieve tona të mbrojtjes në vitin 2019 dhe është një shprehje e madhe e besimit në industrinë e mbrojtjes izraelite”, tha Kulas në një deklaratë.

Kategoritë
LajmeRajoni