Mali i Zi e nis me “këmbën e mbarë”, triumfon ndaj Bullgarisë në “derbin ballkanas”

Mali i Zi ka hedhur një “hap” të rëndësishëm në rrugën drejt kualifikimit në Kampionatin evropian të futbollit, Euro 2024, teksa ka arritur të triumfojë në transfertën e vështirë të Razgardit, ndaj Bullgarisë me rezultatin minimal 0 me 1.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në pjesën e dytë, ku pas një rrëmbimi të topit në mesfushë anësori i sulmit malazez, Vladimir Jovovic bën gjithçka vetë dhe në momentin e fundit pason në zonë për 22-vjeçarin, Nikola Krstovic, i cili me portën e boshatisur nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetën bullgare.

Me këtë fitore, Mali i Zi pozicionohet në vendin e parë në grupin G, ku të pranishëm gjithashtu janë Hungaria, Lituania dhe Serbia, me këto dy të fundit që do të përballen pas pak minutash në arenën “Rajko Mitic”, të Beogradit.

Kategoritë
Sport