Mali i Zi: Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike, gjobat deri në 40.000 euro

Në Mal të Zi nga sot është ndaluar përdorimi i qeseve plastike dhe plastikës për përdorim të vetëm, në përputhje me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave, dhe për mosrespektimin e kësaj dispozite ligjore janë parashikuar gjoba nga 1.000 deri në 40.000 euro.

Ligji për menaxhimin e mbeturinave ka hyrë në fuqi më 20 prill, ndërsa zbatimi i dispozitave të tij është parashikuar gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi, raportojnë mediat malazeze.

Përveç qeseve plastike, do të ndalohen edhe pipat plastikë, si dhe pajisjet për ngrënie dhe disa kuti për paketimin e ushqimit.

Tregtarët që nuk respektojnë ligjin mund të dënohen nga 1.000 deri në 40.000 euro, ndërsa gjobat për personat fizikë janë nga 500 deri në 2.000 euro.

Kategoritë
LajmeRajoni