Mali i Zi: Postieri i zhdukur me 15 mijë euro, pak më vonë gjendet i vdekur me duar të lidhura

Një trup i pajetë është gjetur dje në bregun e një lumi në Mal të Zi me duar të lidhura. Pas identifikimit u konstatua se ishte postieri i zhdukur.

Millosh Stamatoviq ishte i punësuar në Postën e Malit të Zi dhe në momentin e zhdukjes mbante me vete rreth 15.000 euro. Ato para synoheshin t’u shpërndaheshin pensionistëve. Pak kohë pas zhdukjes është gjetur makina me të cilën i riu po transportonte para dhe sot rreth orës 10 i është gjetur trupi me duar të lidhura.

Trupi në ujë është vërejtur fillimisht nga vendasit, më pas është bërë identifikimi. Inspektorët në bashkëpunim me prokurorin kompetent kanë ndërmarrë masa dhe veprime të shumta për zbardhjen e këtij rasti të vdekjes.

U vu re se duart e trupit të të riut ishin të lidhura nga përpara, dhe ky është një fakt apo një detaj që tregon mundësinë që vdekja të ketë ndodhur me dhunë, pra ka mundësi të jetë një vrasje, e cila Policia është në kontroll, njofton portali Press.

“Ka një sërë pista të caktuara, të cilat policia i ka marrë në vend. Makina është gjetur, po mblidhen informacionet dhe po zbardhen rrethanat e zhdukjes së viktimës me qëllim përfundimtar të konstatohet nëse vdekja ka ardhur si pasojë e dhunës apo diçka tjetër”, tha një burim policor.

Kategoritë
LajmeRajoni