Mali i Zi, tre ditë jo pune për muslimanët me rastin e Kurban Bajramit

Ditë jo pune me rastin e festës së Kurban Bajramit për muslimanët në Mal të Zi do të jenë nga 9 deri 11 korrik, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ditë jo pune me rastin e festës së Kurban Bajramit për besimtarët muslimanë në Mal të Zi do të jenë nga data 9 deri më 11 korrik, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e vendit.

Muslimanëve u takojnë 3 ditë jo pune me pagesë për festën fetare.

“Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin“, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas Bashkësisë Islame në Mal të Zi, dita e parë e Kurban Bajramit është e shtuna më 9 korrik 2022. Namazi i Bajramit do të falet në orën 05:50. Kurban Bajrami zgjat katër ditë.

Kategoritë
LajmeRajoni