Malisheva pa energji elektrike, reagon kryetari Ekrem Kastrati

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, ministres së Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, KOSTT-it/KEDS-it, që të marrin masa urgjente, që kjo komunë të furnizohet me energji elektrike, në mënyrë të barabartë si çdo komunë e Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se është viti i dytë më radhë që pikërisht në sezonin e dimrit, Malisheva bashkë me qytetarët e saj, mërgimtarët dhe bizneset, marrin goditjen më të rëndë të mundshme, atë të mungesës së energjisë elektrike, për më shumë se 20 orë pa rrymë.Mos na diskriminoni, por veproni sepse qytetarët e Malishevës, nuk e durojnë poshtërimin që po ua bëni”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, KEDS mbrëmë ka thënë se mjegulla po ua vështirëson punën ekipeve në terren.

Kategoritë
LajmeVendi