Maloku: “Ballkani i Hapur” iniciativë anësore, nuk na ndihmon në synimin tonë drejt BE-së

Analisti Albinot Maloku, tha në Argument në TVM2, se Kosova nuk ndryshon qëndrim në lidhje me Ballkanin e Hapur, nismë të cilën për shumë arsye e konsideron si të papranueshme.

“Ballkani i Hapur” nuk është as nismë e shëndetshme, e as alternativë e udhëtimit drejt synimit të Kosovës e rajonit për anëtarësim në BE.

“Kosova ka pasur vullnet të kahmotshëm për një rajon stabil dhe për të qenë pjesë e bashkëpunimeve rajonale, por në Ballkanin e hapur, me të drejtë e sheh të padobishëm në të gjitha rrafshet. Në rrafshin ekonomik, Kosova do ketë humbje të mëdha krahasuar me tregun e Serbisë, e në rrafshin politik, Serbia do të marrë pozicionin hegjemonist të drejtimit të politikës së Ballkanit që për Kosovën nuk është alternativë. Alternativa jonë është BE dhe iniciativat anësore nuk ndihmojnë në vazhdimësinë e këtij synimi” – tha analisti politik, Albinot Maloku

Kategoritë
LajmeVendi