Maloku: Presidenti kroat shtrembëroi faktet, Kosova nuk ngjanë me Krimenë

Analisti Albinot Maloku, ka reaguar pas deklaratës së persidentit të Kroacisë, Zoran Millanoviq, i cili tha se komuniteti ndërkombëtar e aneksoi Kosovën nga Serbia.

Me anë të një postimi në facebook, Maloku ka thënë se presidenti kroat i shtrembëroi faktet në lidhje më pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq nuk duhet ta befasoj askënd. Nuk është hera e rasti i parë që ai duke dashur të thotë diçka i shtrembëron faktet. Të thuash që Republika e Kosovës iu aneksua Serbisë, pra siç thotë “ne dhe komuniteti ndërkombëtar, e aneksuam Kosovën”, është hiç më pak se shtrembërim i fakteve“, shkruan Maloku.

Tutje, ai tha se nuk mund të krahasohet rasti i Kosovës me të Krimesë.

Paralelja e ngrehur mes pavarësisë së Kosovë, me gjithë kontekstin e vet historik, me Krimen e Ukrainës është përtej çdo fakti historik. Gjithsesi, presidenti Miallanoviq ka për të vazhduar me këso gafe“, vazhdon tutje ai.

Kategoritë
LajmeVendi