Maloku: Qeveria e Kurtit duhet ta fuqizojë mohimin ndaj forumit “Open Balkan”

Pres nga Qeveria aktuale e Kosovës ta fuqizojë mohimin ndaj Ballkanit të Hapur (Open Balkan). Tha politologu, Albinot Maloku për Tëvë1.

Sipas tij, Qeveria Kurti 2, shumë herë ka refuzuar çështje të caktuara të cilat pastaj i ka pranuar si të mirëqena.

“Ne kemi pasur momente të ndryshimit të qeverisë aktuale, pra të Qeverisë Kurti 2. Kjo qeveri shumë gjëra i ka refuzuar dhe më pas i ka pranuar si të mirëqena. Ajo që pres nga Qeveria e Republikës së Kosovës është që ta fuqizojë mohimin ndaj Ballkanit të Hapur (Open Balkan) duke iu kthyer premtimit thelbësor që e ka pasur, e sidomos tani kur kemi një rritje shumë më të madhe të produkteve serbe në tregun e Kosovës”, tha ai në emisionin “Infonata”

Ndërkaq, Maloku konsideron që Kosova nuk duhet të ketë koklavitje lidhur me Ballkanin e Hapur, mirëpo ai thotë se duhet ta mohojë si të tillë.

Pra, sipas tij duhet të ketë arsye thelbësore duke filluar nga ato eksperienca që ndoshta Kosovës më herët nuk i kanë sjellë dobi.

Kategoritë
LajmeVendi