Man United shënon fitore të pastër ndaj Evertonit

Manchester United ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Premierligë, duke vazhduar kështu garën për të siguruar një vend në top-katërshe.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag triumfoi sot si vendase ndaj Evertonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të,

Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 2:0.

Scott McTominay (36′) dhe Anthony Martial (71′) shënuan golat e fitores për “Djajtë e Kuq”.

Manchester United pas kësaj fitore ka 56 pikë dhe rikthehet në pozitën e tretë në tabelë, me vetëm tre pikë më shumë se Newcastle United, që ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.

Evertoni ndodhet në pozitën e 16-të me 27 pikë të grumbulluara.

Kategoritë
LajmeSport