Manchester United ende synon të shesë Jadon Sancho dhe Mason Greenwood këtë verë për të ndihmuar në rritjen e pozicionit të tyre në Fair Play Financiar.
Manchester mund të sjellë deri në 70-80 milionë funte nëse shiten
Megjithatë, kryesia e klubit anglez pranon se marrëveshjet e reja huazimi mund të konsiderohen ende.
Të dy lojtarët aktualisht janë në huazim në ekipe tjera.
Jadon Sancho është huazuar te ish-klubi i tij, Borussia Dortmund, duke treguar paraqitje të mira dhe duke arritur në finale të Ligës së Kampionëve.
Borussia Dortmund dëshiron ta blejë kartonin e anglezit, megjithatë problem mund të jetë shuma që duhet të paguajë.
Kurse, Mason Greenwood ka shkuar si i huazuar te Getafe dhe tashmë ka klube të interesuara për shërbimet e tij.