Man Utd po konsideron transferimin sensacional të yllit të Barcelonës këtë verë

Barcelona ende nuk ka bërë ndonjë shitje të madhe këtë verë dhe në përjashtim të transferimit të Ousmane Dembele tek PSG-ja, ata ende nuk kanë arritur që të fitojnë shuma të mëdha parash për ndonjë lojtar që prej pandemisë COVID-19.

Gjatë këtij afati kalimtar, braziliani Raphinha kishte qenë në qendër të vëmendjes së mediave në Kataloni.

Ylli i Barcelonës refuzoi disa oferta nga Arabia Saudite dhe e bëri të qartë se nuk është i gatshëm që të largohet nga Barcelona.

Situata erdhi deri në atë pikë sa që u raportua se drejtori sportiv Deco duhet të përpiqet që ta bind atë të largohet, por mediumi katalanas SPORT ka raportuar se shitja e tij do të ndodhë vetëm në rast se ndonjë ekip ofron 60 milionë euro.

27-vjeçari besohet se është në listën e ngushtë të Manchester United për këtë verë, pasi në rast se Antony largohet mes interesimit nga Arabia Saudite dhe Jadon Sancho po ashtu, atëherë ‘Djajtë e Kuq’ do të duhet patjetër të transferojnë një sulmues.

Paris Saint-Germaini ishte ekipi që kishte shprehur më së shumti interesim për Sanchon, por gjiganti francez tashmë ka arritur marrëveshje me Desire Doue dhe transferimi i anglezit duket tani i pamundur.

Sa i përket situatës së Raphinhas, deri në momentin kur ai bindet se kushte më të mira e presin jashtë Barcelonës, nuk do të largohet nga klubi.

Kategoritë
LajmeSport