Mançini humb gjysmën e yjeve para Gjermanisë, pesë titular braktisin grumbullimin me kombëtarën

Italia duhet të lërë pas zhgënjimin për finalen me Argjentinën, pasi menjëherë duhet të mendojë për ndeshjen e ditës së nesërme ndaj Gjermanisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndërsa përgatitet për të përballur një tjetër gjigand, lajmet që vijnë nga “Koverçano” shkojnë paralelisht me vendimin e trajnerit për ta nisur nga zeroja këtë epokë të re të Italisë.

Për këtë, përveç Xhorxho Kielinit që ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në “Uembli”, edhe 5 titullarë të tjerë të kombëtares si Marko Verrati, Lorenco Insinje, Federiko Bernardeski, Emerson Palmeiri dhe Zhorzhinjo kanë lënë grumbullimin e kombëtares “Axurre”, duke i nisur më herët pushimet e tyre, me trajnerin që kërkon të nisë që me Gjermaninë premtimin për një Itali të re dhe premtuese.
Kategoritë
Sport