Mancini, zyrtarisht largohet nga Arabia Saudite, merr dëmshpërblim 30 milionë euro

Aventura e Roberto Mancinit në Arabi ka zgjatur vetëm 1 vit e 2 muaj. Italiani u zyrtarizua në krye të Kombëtares së Arabisë Sudite, më 27 gusht 2023, ndërsa tashmë është larguar zyrtarisht nga ky post.

Palët kanë arritur mes tyre marrëveshjen për të ndërprerë këtë bashkëpunim, i cili nuk rezultoi të ishte i duhuri. Federata e Arabisë Sudite ka njoftuar këtë vendim, ndërsa falënderon trajnerin për kontributin e dhënë.

Ndërkohë mediat vendëse bëjnë me dije se italiani nga ky largim do të marrë edhe dëmshpërblim të majtë. 30 milione euro do të shkojnë në llogarinë e Mancinit për ndërprerjen para kohe të kontratës.

“Bordi drejtues i Federatës Saudite të Futbollit dhe trajneri italian Roberto Mancini kanë arritur sot një marrëveshje të përbashkët që përfshin përfundimin e marrëdhënies kontraktuale.

Bordi falënderon Roberto Mancinin dhe i uron suksese në karrierën e tij. Bordi Drejtues konfirmon se trajneri i radhës i ekipit do të shpallet në ditët në vijim pas përfundimit zyrtar të procedurave kontraktuale”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
Sport