Manisa FK transferon futbollistin kosovar, Eros Grezda

Në njoftimin e bërë nga klubi thuhet se në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës në ambientet e klubit, me sulmuesin kosovar është nënshkruar marrëveshje 1+1 vjet

Klubi i Ligës së Dytë Turke (TFF 1. Lig) Manisa FK ka transferuar futbollistin kosovar Eros Grezda, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga klubi thuhet se në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës në ambientet e klubit, me sulmuesin kosovar është nënshkruar marrëveshje 1+1 vjet.

Kryetari i klubit, Mevlüt Aktan, theksoi se duan të ecin në Superligë, që është synimi i tyre hap pas hapi, me transferimet e duhura.

Eros Grezda, nga ana tjetër, shprehu besimin se do ta çojnë Manisa-n në Superligë.

Kategoritë
LajmeSport