Manuel Neuer pensionohet zyrtarisht nga futbolli ndërkombëtar

Pavarësisht raportimeve të mëparshme që pretendonin se Manuel Neuer do të luajë në Kupën e Botës 2026, gjermani tani është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar.

38-vjeçari nuk do të luajë më për kombëtaren gjermane, që do të thotë se Marc-Andre ter Stegen do të ketë shansin për të luajtur një rol kyç në kualifikueset e Botërorit dhe në vetë Kupën e Botës.

Gardiani i Barcelonës nuk ka bërë ende paraqitjen e parë në një turne të madh ndërkombëtar si Kupa e Botës apo Kampionat Evropian.

Në përgjithësi, Marc-Andre ter Stegen ka bërë 40 paraqitje për Gjermaninë, duke pranuar 42 gola dhe duke mbajtur 12 herë portën e paprekur.

Natyrisht se ky është një laj i mirë për yllin e katalunasve, ndërsa pikëllues për futbollin, pasi Neuer cilësohet si një nga më të mirë në histori.

Kategoritë
LajmeSport