Maqedonci: FSK-ja qenë në gatishmëri për të ndërhyrë në Banjskë; Ulutas: S’kemi marrë asnjë kërkesë zyrtare nga ta

Forca e Sigurisë e Kosovës kishte ngritur gatishmërinë pas sulmit terrorist më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka thënë këtë për emisionin, në dokumentarin “Banjska – fushëbeteja e një lufte”, në njëvjetorin e ngjarjes.

“Ne në çdo situatë ngirism gatishmërinë, duke përfshirë edhe situatat kur kemi cenim të sigurisë edhe situata të ndryshme ku rrezikohet jeta e qytetareve për shkak të fatkeqësive natyrore. Këto njësi që janë në gatishmëri gjithmonë janë të gatshme për të reaguar varësisht nga kërcënimi dhe lloji i rrezikut. Të gjitha njësitë e FSK-së kanë qenë të gatshme, në pritje për të reaguar nëse do të kërkohej kjo nga KFOR, pikë së pari nga institucionet e Republikës së Kosovës”, është shprehur Maqedonci.

Shkuarja në Banjskë, zonë e veriut të Kosovës, synohej pavarësisht një zotimi të ekzekutivit kosovar të vitit 2013 me kryeministër Hashim Thaçin dhënë NATO-s që FSK-ja të mund ta kalonte lumin Ibër vetëm pasi këtë ta lejonte KFOR-i. Por 24 shtatorin e 2023-s nuk pati një kërkesë të tillë nga Ushtria e Kosovës drejtuar misionit të NATO-s.

Këtë e konfirmon komandanti i kësaj force ushtarake në Kosovë, Ozkan Ulutas.

“Sipas zotimeve të marra në vitin 2013, FSK-ja mund të veprojë në veri të Kosovës vetëm me kërkesë dhe me pëlqimin e komandantit të KFOR-it. Në ditën e sulmit, KFOR-i nuk kishte marrë asnjë kërkesë zyrtare për leje për vendosjen e FSK-së në Banjskë. Përgjigja primare u dha nga Policia e Kosovës, me EULEX-in dhe KFOR-in të pranishëm në zonë, të gatshëm për të ndihmuar nëse do të ishte e nevojshme”, është shprehur Ulutas.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi