Maqedoni e Veriut, protesta në mes të seancës për propozimin francez

Qytetarët të cilët protestojnë kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut vazhduan protestat e tyre edhe sot në mesditë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët të cilët protestojnë kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut vazhduan protestat e tyre edhe sot në mesditë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca e 80-të, në të cilën fjalim mbajti presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Më pas filloi seanca e 81-të, në të cilën deputetët diskutojnë propozimin francez për kornizën e negociatave të vendit me Bashkimin Evropian (BE).

Gjatë kësaj kohe, protestuesit hodhën vezë drejt godinës së Kuvendit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për propozimin francez.

Më 30 qershor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga Presidenca franceze, pas së cilës filloi procesi i gjerë konsultimit.

Më pas, Qeveria ia dërgoi Kuvendit propozimin francez për marrjen e vendimeve të mëtutjeshme.

Qytetarët kanë protestuar në ditët e fundit kundër propozimit francez, duke e konsideruar atë “të dëmshëm dhe të papranueshëm”. Duke marshuar çdo ditë para ndërtesës së Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit, protestuesit kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe refuzimin e propozimit francez.

Protestat janë mbështetur nga partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe “E Majta”.

Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos dyvjeçare të Bullgarisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Kategoritë
LajmeRajoni