Maqedoni e Veriut, TIKA organizoi trajnim për zjarrfikësit

Në kuadër të programit të trajnimit gjashtëditor janë mbajtur trajnime teorike për reagim ndaj zjarrit, kërkim-shpëtim, reagim ndaj aksidenteve në komunikacion, ndihmë të parë dhe mbrojtje në punë.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në kuadër të Programit të Trajnimit për Emergjenca dhe Fatkeqësi (ADAMEP) në Maqedoninë e Veriut organizoi “Stërvitje Bazë për Brigadën e Zjarrfikësve”, raporton Anadolu Agency (AA).

TIKA, në bashkëpunim me Departamentin e Zjarrfikësve të Komunës së Konya-s, Türkiye-s dhe Qytetit të Shkupit, organizoi “Trajnim themelor për Brigadën e Zjarrfikësve” me pjesëmarrjen e gjithsej 21 pjesëtarëve të personelit të zjarrfikësve që punojnë në shërbimet zjarrfikëse të vendit.

Në kuadër të programit të trajnimit gjashtëditor janë mbajtur trajnime teorike për reagim ndaj zjarrit, kërkim-shpëtim, reagim ndaj aksidenteve në komunikacion, ndihmë të parë dhe mbrojtje në punë.

Në përfundim të trajnimit teorik u zhvillua një ushtrim nën mbikëqyrjen e trajnerëve ekspertë.

Në fund të stërvitjes, zjarrfikësit nga Maqedonia e Veriut, të cilët me sukses e përfunduan trajnimin teorik gjashtëditor, u pajisën me certifikata në ceremoninë e mbajtur në Qendrën për Trajnimin e Zjarrfikësve në Shkup.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Türkiye-s në Shkup, përfaqësues të qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme turke në vend.

Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Halim Ömer Söğüt, duke theksuar se aktivitetet dhe projektet e realizuara nga TIKA në Maqedoninë e Veriut janë të shumta, tha se kanë projekte në fushën e infrastrukturës, kulturës, arsimit dhe restaurimit.

“Ajo që duhet nënvizuar këtu është arsimi, një e treta e projekteve të realizuara nga TIKA janë projekte arsimore. Dhe dua të nënvizoj se, si institucion, institucion publik dhe organizatë shumë e rëndësishme turke për bashkëpunim, ne zbatojmë një modalitet të rëndësishëm pune në Maqedoninë e Veriut që punon me të gjitha grupet etnike dhe mund të bashkëpunojë me të gjitha institucionet publike pa përjashtim”, theksoi koordinatori Halim Ömer Söğüt.

Sekretari i Përgjithshëm i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, theksoi se është nder i veçantë të jesh në shoqërinë e njerëzve që sakrifikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën dhe pasurinë e të tjerëve.

Në fjalën e tij, Gligorov falënderoi komunën e Konya-s për donacionin e një automjeti zjarrfikës.

“Dua të shpreh një falënderim të madh për ndihmën e deritanishme teknike për dhurimin e një veture zjarrfikëse, e cila do të jetë e një rëndësie të jashtëzakonshme për brigadën tonë zjarrfikëse dhe për qytetin e Shkupit”, theksoi Gligorov.

Cevdet Işbitirci, kreu i departamentit të zjarrfikësve në komunën e Konya-s, duke vënë në dukje se është shumë i emocionuar sepse po flet jashtë Türkiye-s për herë të parë, tha se ky është bashkëpunimi i shtatë radhazi në fushën e trajnimit të zjarrfikësve që komuna e Konya-s ka zbatuar me mbështetjen e TIKA-s.

“Mund të them se pjesën më të bukur dhe më të lumtur e kemi përjetuar në Shkup, mendoj se këtu në Shkup stërvitja ishte më e mira”, theksoi Işbitirci.

Në fjalën e tij, kreu i zjarrfikësve të qytetit të Shkupit, Svonko Tomevski, theksoi se ngjarje të tilla janë të mirëseardhura për të fituar përvoja dhe njohuri të reja dhe për të konfirmuar njohuritë që kanë në punën e tyre.

Kategoritë
BotaLajme