Maqedoni e Veriut, zhvillohet festivali tradicional në Vevçan

Karnavali i Vevçanit konsiderohet si një prej kurioziteteve më të mëdha unike dhe kulturore në Maqedoninë e Veriut me traditë 1.400-vjeçare

Me rastin e Vitit të Ri në bazë të vitit të vjetër, të kalendarit Julian, në komunën e Vevçanit zyrtarisht u zhvillua manifestimi tradicional “Karnavali i Vevçanit”, që konsiderohet si një nga kuriozitetet më unike dhe kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë me një traditë mbi 1.400-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Karnevali i Vevçanit njihet si manifestim provokues përmes shfaqjes së maskave dhe personifikimeve të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Vevçanit, Spase Koçovski, në një prononcim për mediat tha se karnavali çdo vit mbahet në mënyrë tradicionale dhe se në të marrin pjesë mysafirë nga vendi, vendet e rajonit dhe nga Evropa.

“Ka maska ​​të ndryshme. Normalisht ka parodi. Vitin e kaluar do ta shihni me të gjitha anët e tij pozitive dhe negative. Këto maska ​​nuk synojnë të fyejnë askënd, asnjë ndjenjë kombëtare apo fetare. Ai thjesht përpiqen të parodizojnë vitin e kaluar”, tha Koçovski.

Karnevali filloi me shfaqjen e grupeve të maskuara të personave në Lagjen e Epërme dhe të Ulët të fshatit, të cilët përmes maskave të tyre përcollën mesazhe, si dhe kritika për ngjarjet e vitit 2021 në vend, rajon dhe më gjerë.

Manifestimi përfundon nesër me djegien e maskave, me të cilën besohet se njerëzit do të çlirohen nga e keqja, ndërsa viti vijues do të jetë më i mirë dhe me më shumë të ardhura.

Karnavali i Vevçanit konsiderohet si një prej kurioziteteve më të mëdha unike dhe kulturore në Maqedoninë e Veriut me traditë 1.400-vjeçare. Ky karnaval përmes maskave dhe personifikimeve të ndryshme përcjell mesazhet për ngjarjet e ndodhura gjatë vitit paraprak në vend dhe më gjerë, duke i kritikuar ato. Komuna e Vevçanit dhe Karnavali i Vevçanit janë anëtare të Asociacionit të Qyteteve Botërore të Karnavaleve (FEEC).

Komuna e Vevçanit zakonisht porosit që asnjë komunitet që jeton në Maqedoninë e Veriut të mos zemërohet me veprimet dhe maskimet e karnevalit, ndërkohë apelon që të mos ketë ndarje mes qytetarëve, pa marrë parasysh fenë apo komunitetin etnik, pasi ky karneval e paraqet vendin si shtet multietnik.

Kategoritë
LajmeRajoni