Maqedonia e Veriut i dhuron tanke Ukrainës

Pasi në rrjetet sociale janë paraqitur pamje nga transporti i disa tankeve, Ministria e Mbrojtjes për “360 shkallë” njofton se kjo po bëhet për shkak të donacionit që vendi jonë po ja jep Ukrainës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se bëhet fjalë për tanke të gjeneratës së tretë, të cilat me zhvillimin e teknologjisë në pak vite do të jenë jokonkurruese dhe të papajtueshme me kërkesat tona për furnizimin e një platforme perëndimore dhe përveç kësaj do të shpenzohen para për shkatërrimin e tyre në vend, që siç thonë ata, është një aktivitet i papërshtatshëm për Ushtrinë tonë.

Maqedonia e Veriut po i dhuron tanke Ukrainës, e cila u ka kërkuar partnerëve perëndimorë dhe NATO-s të ndihmojnë me pajisje ushtarake.

Nga Ministria e Mbrojtjes shtojnë se në përputhje me vendimet e qeverisë, në disa raste Ukrainës i janë dhuruar pajisje ushtarake dhe se kjo është bërë në koordinim me aleatët, duke përsëritur se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s respekton integritetin territorial, sovranitetin dhe të drejtën e vetëmbrojtjes së Ukrainës, si dhe se dënon ashpër agresionin rus.

Kategoritë
LajmeRajoni