Maqedonia e Veriut u tërhoq nga Eurovision Song Contest

Pas lajmit se Mali i Zi nuk do të marrë pjesë në Eurovision, është bërë ditur se as Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për të kursyer në faturat e energjisë elektrike.

Transmetuesi shtetëror i vendit e bëri të ditur lajmin pasi u njoftua se Liverpool ishte bërë nikoqir i Eurovision Song Contest 2023.

MRT përmes një komunikate njoftoi: “Për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike dhe kostove të larta, Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në Eurovision Song Contest 2023, i cili do të mbahet në maj në Liverpool të Britanisë së Madhe”.

Në një mesazh të publikuar në faqen e shërbimit publik, ata sqarojnë se vendimi është marrë “në interesin më të mirë” të qytetarëve të vendit.

“Vendimi është në interesin më të mirë të publikut, duke pasur parasysh kostot e shtuara për shkak të krizës energjetike, të cilat zënë një pjesë të madhe të buxhetit për shërbimet publike”, thanë ata.

Ai tha se kursimet do të vijnë nga mospagimi i tarifës së regjistrimit, i cili pritet të jetë më i lartë se 39,000 euro që ishte vitin e kaluar.

Kjo do të jetë hera e parë që Maqedonia e Veriut nuk merr pjesë në garë që nga shpallja e pavarësisë së saj.

Kategoritë
LajmeRajoni