Marina britanike shpërthen varkën që përdorej për trafik droge, sekuestrohen 400 kilogram kokainë

Marina mbretërore britanike ka sekuestruar 400 kilogram kokainë, me vlerë rreth 24 milionë paund. Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, ata kanë shpërthyer varkë që përdorej për aktivitet të paligjshme, sipas Daily Mail.

Sipas informacioneve, janë arrestuar 3 persona. Gjatë një operacioni të përbashkët me Rojet Bregdetare të SHBA-së, anija patrulluese e zonës ka zbuluar 400 kg drogë të cilat ishin të destinuara për tregtim dhe shitje.

Kjo është hera e dytë për këtë muaj që komandot britanike kanë sinjalizuar dhe ndaluar kontrabandistët në ujërat ndërkombëtare. Gjatë kontrollit, u gjetën gjithashtu  dhe 870 kg metamfetaminë.Kjo ngjarje çon numrin total të konfiskimeve të drogës nga Marina Mbretërore në 70.8 milion paund gjatë këtij viti në krahasim me 582 milion paund që nga viti 2020.

Besohet se varka ishte nisur nga Amerika e Jugut. Që nga viti 2020, Marina Mbretërore ka sekuestruar drogë me vlerë 582 milionë paund nga bandat që vepronin në Lindjen e Mesme, Oqeanin Indian dhe Karaibe.

Zyrtarët e mbrojtjes besojnë se shumë nga paratë e përdorura nga shitja e lëndëve narkotike do të financonin grupe terroriste si Daesh

 

Kategoritë
BotaLajme