Marina Mbretërore britanike nis hetimet, pasi disa gra pretendojnë se janë abuzuar seksualisht

Kreu i Marinës Mbretërore ka urdhëruar një hetim mbi akuzat për detyrim dhe ngacmim seksual ndaj grave në Shërbimin e Nëndetëseve.

Disa sinjalizues që shërbenin në flotë i thanë Daily Mail se u përballën me keqtrajtime nga të gjitha gradat.

Admirali Sir Ben Key, i quajti pretendimet “të neveritshme”, duke shtuar se “ngacmimi seksual nuk ka vend në Marinën Mbretërore dhe nuk do të tolerohet”, shkruan BBC.

“Kushdo që do të gjendet fajtor do të mbajë përgjegjësi”, tha ai.

Akuzat, të zbuluara në detaje nga Mail, përfshijnë anëtarët meshkuj të ekuipazhit që përpilojnë një listë që përcakton rendin në të cilin gratë do të sulmoheshin në rast të një ngjarjeje katastrofike.

Një grua tha për Mail se ishte sulmuar seksualisht nga një burrë i një rangu më të lartë teksa flinte. Ajo pretendoi se një oficer i lartë e goditi me grusht në veshkë.

Ajo pretendoi se një tjetër la foto të zhveshura të modeleve për të dhe postoi monedha 50p në kabinën e saj, duke sugjeruar se ajo do të kryente një akt seksual në këmbim tw tyre.

Gra të tjera pretenduan se u kërkohej shpesh të kryenin akte seksuale dhe shpesh u bërtisnin dhe goditeshin me stilolapsa.

Thuhet se abuzimi ka ndodhur për më shumë se një dekadë, pasi ndalimi për rekrutet femra u hoq në vitin 2011.

Kategoritë
BotaLajme